Këshilli Prokurorial i Kosovës të hënën do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa për hetim disiplinor ndaj një prokurori të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.
Mbledhja është njoftuar të fillojë në ora 10:00.
Në po të njëjtën do të shqyrtohet edhe raporti i panelit hetimor ndaj një prokurori të po të njëjtës Prokurori.
Rendi i ditës është si në vijim:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i kërkesës për hetim disiplinor për një prokuror në Prokurorinë Themelore në Prizren;
3. Raporti i Panelit Hetimor AD.nr.6/2024 ndaj një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren;
4. Ndryshimi dhe Plotësimi i Rregullores Nr.02/2023 për Veprimtarinë, Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Administratës së Këshillit Prokurorial të Kosovës si dhe draft vendimi;
5. Të ndryshme;