2
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) Ardian Hajdaraj, ka thënë se Prokuroria Speciale e Kosovës e ka mbështetjen e plotë të KPK-së dhe se “të gjithë janë të barabartë para ligjit”, kur është pyetur për deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, lidhur me ftesën që Prokuroria Speciale i ka bërë për të dëshmuar për rastin e rezervave shtetërore.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës ia jep mbështetjen e plotë Prokurorisë Speciale, në zbatimin e mandatit kushtetues dhe ligjor që ka, dhe të gjithë janë të barabartë para ligjit”, ka theksuar Hajdari në konferencën e mbajtur të hënën.
Kurti qe disa herë nuk i është përgjigjur ftesës së prokuroria për intervistim dhe ka thënë se “i mirëpret prokurorët në zyrën e tij.
Të dielën në podcastin “Rrjedha” që transmetohet në KTV, Kurti ka thënë se “prokurorët kanë ardhur në kryeministri edhe më herët. Unë guxoj t’ju them s’po vij. Ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë”.