Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

KPM-ja vendos për rastin ‘Klan Kosova’

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka vendosur t’i japë 30 ditë afat televizionit Klan Kosova për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për mbajtjen e licencës së transmetimit.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e KPM-së të mbajtur të premten.

Ky propozim u votua pro nga të gjithë anëtarët e bordit të Komisionit të pavarur të mediave.

Ndërsa, sipas rekomandimit të Zyrës Ligjore të KPM-së, në rast të dështimit për të vepruar në pajtim me rregullorën, atëherë Klan Kosova do të përballet me sanksione.

KPM-ja me dy propozime për Klan Kosovën

Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Jeton Mehmeti, ka thënë se zyra ligjore e KPM-së ka dhënë dy rekomandime për sa i përket vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Mehmeti tha se dispozita e parë është Klan Kosova, në afat prej 30 ditëve obligohet ta plotësoj dokumentacionin e nevojshëm për mbajtjen e licencës.

“Duke marrë parasysh faktin se vendimi për pezullimin e certifkatës së biznesit Klan Kosova, vë në dilemë ligjshmërinë e regjistrimit të këtij biznesi, nga zyra ligjore e KPM-së kemi një rekomandim i cili ka dy dispozita”.

Ai tha se propozimi i parë është që në afat prej 30 ditësh nga pranimi i këtij vendimi ta plotësoj dokumentacionin e nevojshëm për mbajtjen e licencës.

“E para, obligohet ofruesi i shërbimit medial, Klan Kosova, që në afat prej 30 ditësh nga pranimi i këtij vendimi ta plotësoj dokumentacionin e nevojshëm për mbajtjen e licencës së transmetimit, konform rregullores për ofruesit e shërbimeve mediale të KPM-së të vitit 2021”.

Kurse nëse nuk përmbushet propozimi i parë, do të rezultojë me masa sanksionuese të përcaktuara me nenin 30 të ligjit të KPM-së.

“Dy, dështimi për të vepruar në pajtim me rregulloren për ofruesit e shërbimeve mediale, brenda afatit të përcaktuar do të rezultojë me masa sanksionuese të përcaktuara me nenin 30 të ligjit të KPM-së”, tha Mehmeti