Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

KPM merr vendim për ndalimin e transmetimit të kanaleve të “Arenas” që shfaqën mesazhe kërcënuese

 
   

Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë vendim që të urdhërohen operatorët e shpërndarjes që menjëherë të ndalojnë platformat e kanaleve “Arena”.

Vendimi i KPM-së vjen pasi në platformat e kanaleve “Arena” janë shpërndarë mesazhe mbështetëse për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Ky vendim, është marrë në mbledhjen e së martës të Këshillit të Pavarur të Mediave, i cili u miratua me pesë vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti tha se kjo masë do të vlejë deri në një vendim tjetër të Komisionit.“Unë do të sugjeroj dhe do të rekomandoj që si Komision të marrim një vendim i cili kërkon nga operatorët e shpërndarjes që të ndalojnë menjëherë platformat e kanaleve “Arena” dhe kjo masë proporcionale do të vlejë deri në një vendim tjetër të Komisionit”, tha Mehmeti.

Paraprakisht, Mehmeti tha se zyra ekzekutive e Komisionit të Pavarur të Mediave, më 1 tetor 2023, ka iniciuar monitorim ex-officio nga operatorët e shpërndarjes për shkak të dyshimit se disa operatorë shpërndajnë kanale me përmbajtje kërcënuese.

Nga monitorimi i zyrës ekzekutive del se kanalet e “Arena” në bazë të monitorimit, ka gjetur se këto kanale kanë transmetuar përmbajtje të cilat janë në kundërshtim me rregulloren e KPM-së.

Do të thotë, janë transmetuar video-mesazhe, të cilat vijnë nga Serbia dhe të cilat kanë përmbajtje me theks të cilat juridifikojnë sulmin në veri dhe mbi të gjitha mesazhe kërcënuese për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Me këtë, KPM do të urdhërojë që licencën e atij kanali, ta largojë menjëherë nga katalogu.