Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

KQZ fton qytetarët në Veri që të dalin të votojnë

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, i ka ftuar qytetarët në Veri që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në votimin për apo kundër shkarkimit të kryetarëve aktualë.

“Në emër të KQZ-së, ftoj të gjithë qytetarët e komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës së tyre.”