Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës e ku në rend dite janë disa pika.
Kryesisht këto pika kanë të bëjnë lidhur me votimin për largimin e kryetarëve në veri.
“Rekomandim për akreditimin e vëzhguesve në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, 21.04.2024 (Grupi I).
Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për caktimin e numrit maksimal të votuesve në vendvotime, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;
Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Certifikimit Listës Votuese, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;
Shqyrtimi i procedurës për përdorimin e kamerave në vendvotime;
Shqyrtimi dhe miratimi i Procedurave të votimit dhe numërimit, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;
Shqyrtimi dhe miratimi i Formave Zgjedhore, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;
Shqyrtimi i Njoftimeve për informim publik,për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;”, thuhet në njoftim.
Mbledhja pritet të mbahet në orën 13:00.