Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

KQZ-ja publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot shpalli rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputet, nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka publikuar rezultatet përfundimtare, duke thënë se numri i votuesve që ka votuar në secilin vendvotim është 966,283, shkruan IndeksOnline.

Nga këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 396787, (42.30%), PDK-ja mori 196,474 vota (20.95%), LDK-ja mori 171357 (18.27%), ndërkaq koalicioni AAK-NISMA 66256 (7.06%).


Ndarjet e vendeve në Kuvend për partitë do të jenë si në vijim: LVV 48 ulëse, PDK 24 ulëse, LDK 20 ulëse, Srpska Lista 9 ulëse, AAK-NISMA 8 ulëse, KDP 2 ulëse dhe partitë e komuniteteve me nga 1 ulëse.