Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

KQZ mban sot mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës e ku në rend dite janë disa pika.

Mbledhja do të mbahet nga ora 13:30.

Rendi i plotë i ditës:

1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve Nr. 02, 03, 04/2024

3. Aktivitetet e Zyrës:

-Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për shqiptimin e gjobave për vonesat në

dorëzimin e formularëve të azhurnimit vjetor 2024

4. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Integritetit të KQZ-së

5. Raportet e Këshillave të KQZ-së:

2.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore

-Shqyrtimi dhe miratimi i Agjendës dhe projektit për punëtori me ZEKKZ

2.2. Këshilli për Buxhet dhe Financa

– Shqyrtimi dhe miratimi i buxhetit për punëtori me zyrtarët ekzekutiv të zgjedhjeve

për planin e punës dhe planifikim;

2.3. Këshilli për Çështje Ligjore

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarit të kuvendit komunal në

Skenderaj dhe në Dragash

6. Të ndryshme