
Kryetari i Akademisë së Shekncave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja tha se sot është ditë zie, por edhe çaste krenarie.
Me rastin e vdekjes së Ismail Kadaresë, Kraja publikoi një fotografi me shkrimtarin, duke shkruar:
“Sot është ditë zie për letërsinë, por janë edhe çaste të mburrjes dhe krenarisë”
“Rrugë të mbarë për në amshim, mik i çmuar!”, shkroi Kraja.
Kadare vdiq sot në moshën 88-vjeçare, pas një arresti kardio-respirator.