Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kraki “godet” argatët e bandave: Gjëja më interesante e më skandalozja janë akuzat ndaj Qeverisë për këtë çështje

 
   

Profesori në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka kritikuar partitë opozitare në Kosovë, për çështjen e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kraki i ka quajtur “skandaloze” akuzat e opozitarëve, të cilët po e akuzojnë Qeverinë e Kosovës, për mos pranimin e Asociacionit, përcjell Bota sot.

Sipas tij, argatët e bandave qe 3 vite po i bëjnë presion Qeverisë së Kosovës që ajo t’ia plotesojë kërkesat Serbisë.

Reagimi i tij i plotë në Facebook:

Gjëja më interesante, për të mos thënë më skandalozja, është se komitat e mediave, analistëve dhe opozitës, që mobilizohen rreth temës së Asociacionit, nuk e kritikojnë e akuzojnë qeverinë për pranimin, por për mos pranimin e tij.

Domëthënë, argatët e bandave kanë 3 vite që i bëjnë presion Qeverisë së Kosovës që ajo t’ia plotesojë kërkesat Serbisë. Dhe këtë e bëjnë herë duke e rikujtu Amerikën, herë UÇK-në, herë Gjermaninë, herë BE-në.

Duhet gjimnastikë olimpike që të flasësh për UÇK-në dhe të bësh fushatë pro Serbisë ditë e natë në media e rrjete sociale. Sikurse duhet injorancë totale që ta mendosh si interes amerikan fuqizimin e Serbisë në Ballkan, madje edhe kur këtë absurditet e mendojnë disa amerikanë emocionalisht të serbizuar.

Hallin e kanë gjithkund tjetër, përveç te Kosova shtet.