Analisti Nezir Kraki u shpreh se anulimi i mbledhjeve të qeverisë ka qenë një rreshtim të Shqipërisë në anën e Serbisë në momentet e fundit që kaloi Kosova.
Ai tha se Minishengeni apo Ballkani i Hapur kanë treguar se me megalomaninë e Ramës, po e lëndojnë Kosovën duke i lënduar historinë dhe të ardhmen e saj.
Kraki: Rama duhet të ripërqendrohet në interesat reale të shqiptarëve në Ballkan. Kurti e refuzoi Ramën. Ato armiqësitë kanë nisur mes tyre para shumë kohësh sepse Rama nuk e ka vetëm me Kurtin, por në rolin e tij që ia ka vendosur vetes si lider evropian normalisht nuk mund të jetë mirë me figurat e tjera shqiptare. Anulimi i mbledhjeve të qeverisë ka qenë një rreshtim të Shqipërisë në anën e Serbisë në momentet e fundit që kaloi Kosova.
Unë i bëra thirrje Kurtit që t’i linte mënjanë ndasitë dhe ta takonte Ramën. Rama ka vite që është rreshtuar me Serbinë qysh me ndarjen e Kosovës me Hashim Thaçin. Ai donte që veriut të shkonte me Serbinë dhe që të kishin një presidenti. Po ashtu edhe Minishengeni apo Ballkani i Hapur kanë treguar se me megalomaninë e tij, po e lëndojnë Kosovën duke i lënduar historinë dhe të ardhmen e saj.