Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kraki sqaron deklaratën e Gërvallës për Haradinajn

 
   

Anëtari i partisë Guxo, Nezir Kraki, ka thënë se deklarata e Donika Gërvalles, si kryetare e kësaj partie në një tubim elektoral në Deçan nuk kishte për qëllim të mohonte kontributin e Ramush Haradinaj gjatë luftës.

Ai ka thënë se Gërvalla duke folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO ka folur se anëtarësimi ndodhë si shtet dhe se ushtria futet me gjeneralët actual dhe jo nga gradat e të kalaruarës.

Kraki në “Këndin e Debatit” tha se edhe kryeministri Kurti atë ditë ka kujtuar kontributin e familjes Haradinaj.

“Nuk mund ta akuzojë unë Ramush Haradinajn për gjeneral të vetëshpallur. Nuk mendoj që zonja Gërvalla e ka pas personalisht me z.Haradinaj për gradën e tij. Zonja Gërvalla asnjëherë nuk e ka mohuar sakrificën e kontributin e z.Haradinaj dhe familjes Haradinaj”, ka thënë ai.