Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi e LDK’së: Kurti të punojë me shtetet që janë skeptike për masat, të dakordohet me aleatë

 
   

Deputetja e LDK’së, Rrezarta Krasniqi, në emisionin “Frontal” të T7, ka folur për kërkesën e Kurtit sot në Bruksel për heqjen e masave.

Ajo tha se Kurti duhet të punojë më shumë me secilin shtet që është skeptik për largimin e masave.

Sipas saj, masat janë vendosur për shkak të “sjelljes së Kurtit”.

“Ju e dini që masat nuk janë vendosur vetëm nga një shtet, por nga shtetet e Bashkimit Evropian ku janë 27 shtete. Kryeministri Kurti është dashtë dhe duhet të punojë më shumë me secilin shtet që është skeptik që me hi në rend të ditës dhe me u hjek masat ndaj Kosovës sepse është e padrejtë, mirëpo ne e dimë që këto masa janë vendosur pikërisht nga sjellja e kryeministrit Kurti, jo pse po bën Kosova diçka keq por kur një kryeministër po merr veprime në emër të Kosovës që ato nuk po dakordohen me aleatët ndërkombëtarë”, tha ajo.

Krasniqi shtoi se nëse vazhdohet kështu, Kosova mund të largohet edhe nga Procesi i Berlinit.

Tash e një vit kemi masa nga BE dhe prapë kryeministri merr vendime kokë më vete pa u dakorduar. Ju e patë edhe Manuel Sarrazin që erdhi në Kosovë që tha se mund të vendosen edhe masa tjera sic është heqja nga Procesi i Berlinit, pra CEFTA. Nëse vazhdojmë kështu, kjo mund të ndodhë”, tha Krasniqi.