Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka goditur Qeverinë duke thënë se dhjetë herë e kanë shkelur Kushtetuesen, dhe as ‘qerpiku nuk iu trembet’.
Krasniqi thotë se pagat kanë dalur, ani pse jo me kohë, e për këtë shton dyshimin se ekzekutimi i tyre mund të jetë edhe ilegale.
“Ligji që kjo qeveri e ka miratu, e shtron këtë çështje, sepse neni përkatës nuk e lejon një pozicion me qenë i udhëhequr nga një ushtrues detyre për më shumë se 12 muaj, nuk kanë mujt me zgjedh drejtorin për Thesarin për dy orë.
Ai që ka qenë ushtrues detyre jo se jo. Kjo qeveri për ligje dhe kushtetutë nuk mërzitet. 10 raste i kemi qu në Kushtetuese dhe të gjitha i kemi fitu. Kurrë nuk kom besu që mundet Kosova me pas një qeveri që dy herë e shkel Kushtetuesen. 10 herë e kanë shkel kushtetutën dhe qerpiku nuk iu trembet”, tha Krasniqi.
Tutje, shton se VV’së “kur ju konvenon Gjykata Kushtetuese e duartrokasin, kur nuk ju konvenon nuk e duartrokasin”.