Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi: Kërkesa për dorëheqjen e kryetarëve vjen nga Beogradi, zgjedhjet në veri veç me peticion

 
   

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se kërkesa për dorëheqjen e kryetarëve të komunave veriore vjen nga Beogradi.

Sipas tij, institucionet e Kosovës nuk duhet që brengosen për kërkesat që vijën nga Serbia dhe se dorëheqja e katër kryetarëve është akt moral.

Ai shton se për të mundësuar zgjedhjet e parakohshëm në atë pjesë ata veç se kanë marrë masat duke hartuar edhe Udhëzimin Administrativ, që mundëson zgjedhjet përmes peticionit.

“Kosova është palë konstruktive në këtë procesi, ne i kemi tashmë dy herë nga 25% të Policisë nga objektet e komunave, e kemi Udhëzimin Administrativ i hap rrugë peticionit të qytetarëve për largimin e kryetarëve, këto janë veprime të vullnetit të mirë të Qeverisë”.

“Nuk ka asnjë autoritet që mund të kërkojë dorëheqjen, ai është akt moral. Unë kam vazhdueshëm takim e kryetarët e komunave, ata e kanë mbështetur procesin e peticionit dhe ata mendojë se kjo është demokracia dhe ne duhet të përkujdesemi për demokracinë e jo për dëshirat e kujtdoqoftë. Dorëheqja e kryetarëve është kërkesë e Beogradit, ne nuk jemi këtu që të brengosemi se çka mendon e çka kërkon Beogradi ne jemi këtu si institucioni të përkujdesemi për demokracinë”.