![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/krasniqi-kerkoi-zgjedhje-te-reja-sa-me-pare-pozhari-ironizon-keq-me-kreun-e-pdk-se_64df89b63a6fc.png?resize=850%2C510&ssl=1)
Pas aksionit të policisë së Kosovës, ku tre persona u arrestuan nën dyshimin për keqpërdorim të rezervave shtetërore, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi.
Krasniqi ka kërkuar zgjedhje të reja sa më parë.
“Keqqeverisja, e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, duhet të marrë fund.
Nëse nuk u kthehet mandati qytetarëve, shpejt, dëmet e këtij mentaliteti shkatërrues do t’i vuajnë për dekada qytetarët dhe shteti ynë. Zgjedhje të reja sa më parë!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
E pas kësaj kërkese të Krasniqit, ka reaguar analisti Xhevdet Pozhari.
Ai ironizoi me kreun e PDK-së,
“Memli Krasniqi paska kërkuar zgjedhje të reja sa më parë.
Rrini bre… Jo po dojmë zgjedhje. O rrini bre”, shkoi ndër të tjera Pozhari, përcjell “Bota sot”.