Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se krejt zhurma në veri u bë që Kurti ta “unifikojë” popullin, e pastaj ta bëj Asociacionin që në fakt është më i keq se marrëveshja e 2013 dhe 15.
Sipas Krasniqit, Kurti po e përdorë Presidenten Osmani, për të tërheqë nga veriu i vendit, e për të shpallë zgjedhjet atje, pastaj ta tërheqë edhe Njësinë Speciale.
“Ju e dini se saherë Kurti dëshiron të tërhiqet Ai e bën këtë përmes Vjosa Osmanit, ose Besnik Bislimit. Siç e dëgjuam Osmani, tha se janë duke u diskutuar vetëm detajet për shpalljen e zgjedhjeve në veri, e për tërheqjen e Policisë nga atje”, ka thënë Krasniqi
Tutje Ai është shprehur se krejt kjo dramë, ka ndodhur pikërisht që Kurti ta bëj Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Por, pse krejt kjo dramë, pse këta gazetarë të rrahur e të lëndumë, pse tre policë i kemi në paraburgim në Serbi. Që në fund me u tërhek, me u shpallë zgjedhjet e me u tërhek Njësia Speciale. Kjo është mënyra e Kurtit për me e pru Asociacionin.”, tha tutje Krasniqi.