Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë edhe me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë marrë pjesë në disa aktivitete në veri të vendit.
Atje u vendosën gurthemelet për ndërtimin e tre shtëpive si dhe në Leshak u vendos gurthemeli për ndërtimin e nënstacionit të policisë në Leshak të Leposaviqi.
Krasniqi e vlerësoi lart vizitën e Kurtit atje, ku tha se ai është kryeministri i parë kosovar që shkon atje.
“Është kryeministri i parë për 25 vjet që merr pjesë në një aktivitet të investimeve publike në Leshak të Leposaviqit. Nuk pat lajm për ketë”, tha Krasniqi