Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi-Kurtit: Çu dalim në zgjedhje nesër, pasnesër është vonë

 
   

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi I ka kërkuar kryeminsitrit Albin Kurti që të dalin në zgjedhje.

Krasniqi në Pressing, ka deklaruar se nëse Kurti nuk del në zgjedhje atëherë duhet të tregojë pse po frikësohet nga to.

”Albin Kurti nëse mendon që populli është me ty hajde shkojmë zgjedhje, nesër, pasnesër është vonë – hajde matemi zotëri. Ty nuk të kanë votu njerëzit për me iu prish krejt drejtimin që kanë investu gjenerata e gjenerata që është orientimi euro-perëndimor, për njerëzit që iu ke premtu diçka e ju ke sjellë diçka krejt tjetër“, ka thënë kryetari i PDK-së.

Krasniqi ka folur edhe për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se nuk është duke e luajtur rolin e saj si presidente.