Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka thënë se ish-presidenti i Finlandës Martty Ahtisaari, tërë jetën kontriuboi për të sjellë paqe e stabilitet në botë.
“Punën, empatinë dhe mbi të gjitha, kompasin e tij moral, pati fatin e mirë që ta përjetoj edhe Kosova”, Krasniqi.
Ai shtoi se Ahtisaari ishte në anën e Kosovës edhe gjatë bombardimeve të NATO-s.
“Presidenti Ahtisaari, si ish i dërguar special i OKB-së për statusin e Kosovës, përpiloi Planin Gjithëpërfshirës për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, sovran dhe demokratik”, theksoi ai.
Kreu i PDK-së tha se ish-presidenti finlandez në rastin e Kosovës asnjëherë nuk kishte dyshime se kush ishte viktima edhe kush agresori.
“Edhe në kulmin e suksesit të tij, kur fitoi Çmimin Nobel për Paqe, mesazhi i tij ishte i qartë: “Kosova është e pavarur dhe do të mbetet e tillë”!”, shtoi kreu i PDK-së.
“Faleminderit për të gjitha, Presidenti Ahtisaari! Gjithmonë do të kujtohesh në vendin tonë”, tha Krasniqi.