Edhe Deputetja e LDK-së, njëherit shefe e komisionit parlamentar për Integrime në Kuvend të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas audio-incizimit të publikuar të Mimoza Kusari-Lilës me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.
Bazuar në atë që thotë shefja e GP të VV-së, për një bisedë 2-3 minuta, Krasniqi ka thënë se duhet ta njohësh mirë bashkëbiseduesin që të kuptohesh me një bisedë aq të shkurtër.
Tutje ajo ka ironizuar duke thënë “A thu që sa kohë ekziston ky koordinimi me Milanin?”.
Postimi i plotë:
Me u kuptu për 2-3 minuta me bashkëbiseduesin, nënkupton me njoftë shumë mirë njëri-tjetrin.
A thu që sa kohë ekziston ky koordinimi me Milanin?