Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi merr vendim që komunitetet RAE të Kosovës të regjistrohen falas

 
   

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka marr vendim për regjistrim falas për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian.

Kështu bëri të ditur Krasniqi në një njoftim në Facebook.

“Me qëllim të gjithëpërfshirjës, përfaqësimit dhe qasjes së barabartë në shërbimet dhe burimet komunale, sot kam marrë vendim për regjistrim falas për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian”, ka shkruar Krasniqi.

“Kam kërkuar nga Komunat që të shpallin muajin Prill si muaj falas për regjistrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, duke krijuar lehtësira dhe informacione të plota dhe të nevojshme për regjistrim të mëvonshëm të komuniteteve”.

Ministri thotë se ky vendim demonstron përkushtimin e tyre ndaj përfshirjes, duke siguruar që të gjithë anëtarët e shoqërisë të njihen dhe të kenë qasje në shërbimet komunale.

“Regjistrimi falas i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian demonstron përkushtimin tonë ndaj përfshirjes, duke siguruar që të gjithë anëtarët e shoqërisë të njihen dhe të kenë qasje në shërbimet komunale. Duke hequr dorë nga tarifat e regjistrimit, komunat eliminojnë barrierat financiare që mund t’i pengojnë komunitetet e margjinalizuara. Kjo qasje jo vetëm që njeh vlerën e tyre të qenësishme, por gjithashtu afirmon të drejtën e tyre për trajtim dhe mundësi të barabartë”.

“Regjistrimi falas ka për qëllim promovimin e të drejtave themelore të komuniteteve e sidomos të drejtës së regjistrimit si segmenti më i rëndësishëm për gjithë përfshirjen e tyre në shoqërinë kosovare”.

“Do të vazhdojmë të qeverisim me përkushtim drejt ndërtimit të një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, ku çdo individ, pavarësisht nga prejardhja e tij, mund të gëzojë të drejtën e tij për të jetuar me dinjitet dhe për të kontribuuar në shoqëri”.