Profesori Milazim Krasniqi, ka thënë se Kosova është e sanksionuar nga BE, kurse në Serbi shtetet e BE-së, sidmos Gjermania, po bëjnë investime masive.
Sipas tij, e gjitha kjo vije nga mungesa e realpolitkës.
“Armiqtë ia zënë frymën, ndërsa aleatët tallen me të”, shkruan Krasniqi në Facebook.
Postimi i plotë:
Kosova ka armiqësi të hapur me Rusinë dhe ftohtësi të qartë me Kinën. Serbia ka vasalitet nga Rusia dhe miqësi të madhe me Kinën. Nga Bashimi Evropian Kosova është nën sanksione, e izoluar,ndërsa në Serbi shtete të BE-së, sidomos Gjermania, bëjnë investime masive. (Së paku 200.000 punëtorë serbë punojnë në firmat gjermanë në Serbi.) Kosova po vuan, si çdo shtet i dobët, ngase i mungon realpolitika. Prandaj armiqtë ia zënë frymën, ndërsa aleatët tallen me të.