Profesori universitar Milazim Krasniqi ka komentuar deklaratën e Hekuran Muratit, i cili para se të bëhej ministër veteranët e UÇK-së i pat quajtur mercenar.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nëse 50% e njerëzve në Kosovë mendojnë si Murati për veteranët, atëherë shoqëria kosovare ka probleme.
Postimi:
Nëse 50% e njerëzve që kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare pajtohen që ky person të jetë ministër i qeverisë së Republikës së Kosovës, atëherë ne nuk kemi probem me këtë person, po kemi problem me vetveten si shoqëri.