Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës pas ka reaguar pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të rregullta.
Sipas tij data 9 shkurt është shtyerje e panevojshme.
“Edhe pse si PDK kishim kërkuar që data e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të jetë 26 janari i vitit rë ardhshëm, sot Presidentja e Kosovës ka dekretuar 9 shkurtin 2025 si datë kur qytetarët duhet t’u drejtohen kutive të votimit. Për ne kjo shtyrje është e panevojshme, por tashmë kjo ka pak rëndësi. Mbi të gjitha, e rëndësishme është se tani kemi një datë, e cila do të shënojë ikjen e një qeverie të papëregjegjshme dhe ardhjen e një tjetre, kredibile e të aftë, në krye me Bedri Hamzën”, tha Krasniqi.
Krasniqi tha se me PDK-në dhe Bedriun në timon, Kosova do të rikthehet në rrugën e munguar të zhvillimit, integrimit, partneritetit e miqësisë së mirëfilltë.
“Është koha që të bëhemi bashkë edhe një herë për Kosovën që e ëndërrojmë të gjithë”, tha ai.