Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi për dënimin ndaj Shalës: Vazhdimësi e verdikteve drakoniane – drejtësia do të triumfojë herët a vonë

 
   

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas dënimit me 18 vite burgim ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Pjetër Shala.

Krasniqi tha se vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale është vazhdimësi e verdikteve drakoniane ndaj çlirimtarëve, të cilët sipas tij, luftuan vetëm për lirinë e popullit.

“Lufta e UÇK-së është pjesa më e lavdishme e historisë së Kosovës, të cilën askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë e ta rishkruajë”.

“Ndonëse të indinjuar me këtë verdikt, drejtësisë i kemi besuar gjithmonë, andaj besojmë edhe sot se drejtësia dhe e vërteta, do të triumfojnë herët a vonë”,  tha Krasniqi.

Këtë të marte, Gjykata Speciale mori vendim që ish-komandanti i UÇK-së, Pjetër Shala, të dënohet me 18 vjet burgim për tri vepra penale, atë të ndalimit arbitrar, torturë si krim lufte dhe vrasje të paligjshme si krim lufte.