Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi për seancën në OKB: Fjala e Kurtit ishte shumë e mirë, e Vuçiqit ishte e ndytë

 
   

Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka komentuar zhvillimet në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB, ku u përballën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në shkrimin e tij, Krasniqi ka vlerësuar se fjalimi i Kurtit ishte shumë i mirë, ndërsa e Vuçiqit ishte e ndytë.

“1.Fjala e Vuciqit ne seancen e K.S, vertet ishte e ndyte.

2.Fjala e Albin Kurtit vertet ishte shume e mire.

3. Qendrimet e shumices se shteteve anetare te K.S, lidhur me vendimin per dinarin, ishin qortuese per qeverine tone.

4. Me se miri do te ishte po te mos kishte ardhe puna te kjo seance. Pas saj, presioni mbi Kosoven mund te rritet. Vecmas per Asociacionin. Te presim e te shohim.” – shkroi ai.