Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas publikimit të pjesës së tretë të përgjimeve ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiqit të Listës Serbe.
Ajo tutje ka thënë se nga këto përgjime u zbulua çfarë mendojnë VV-ja për vendin dhe për ata që kontribuuan në çlirimin e vendit.
Postimi:
“Përgjimet e zbuluan të vërtetën e VV-së dhe çfarë mendojnë ata për vendin dhe për ata që kontribuuan në çlirimin e vendit, që ne sot të jemi të lirë”, ka shkruar Krasniqi.