Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi pret në parti një delegacion nga Turqia, i informon për zhvillimet politike në Kosovë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, njofton se sot në selinë e partisë e ka mirëpritur zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay dhe delegacionin e tij.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi shprehet se mysafirët i njoftoi me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, qëndrimet e PDK-së në raport me to dhe siç tha, rrugën më të mirë përpara për vendin, drejt integrimit euro-atlantik e duke ruajtur raportet me aleatët përmes veprimeve të përgjegjshme politike.

“Zëvendësministrin Bozay e falënderova për vizitën, interesimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme të shtetit tonë mik, Turqisë, për të ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetformimit.

Thellimi i bashkëpunimit mes dy vende tona në fusha të ndryshme është në funksion të miqësisë mes vendeve tona dhe fuqizimit të shtetit tonë”, shkroi ai.