Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas Raportit të Progresit për Kosovën, për vitin 2024.
Sipas Krasniqit, ky është raporti më negativ që vendi ka marrë ndonjëherë.
“Mesazhet kryesore që dalin prej tij janë të qarta:
Kosova mbetet nën sanksione!
Kosova është duke u keq-qeverisur!
Kosova është duke ecur prapa në të drejtat dhe liritë e njeriut, lirinë e shprehjes dhe të mediave, si dhe në drejtësi!” – ka shkruar tutje ai.