Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi: Shpallja e pavarësisë është suksesi ynë më i madh historik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK-së), Memli Krasniqi në 13 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës ka thënë se në këtë ditë kujtohet dhe nderohet sakrifica e madhe ndër breza të popullit dhe lufta e shenjtë e çlirimtare e UÇK-së.

“Me vullnetin dhe përpjekjen për shtetformim të një lidershipi vizionar, në koordinim me miq e aleatë e jo kundër tyre, me dashuri e përkushtim për të ardhmen e sigurt të fëmijëve tanë dhe jo duke e rrezikuar atë – shpallja e pavarësisë është suksesi ynë më i madh historik”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Janë bërë 13 vjet kurnë vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konkludoi se Deklarata e Pavarësisë nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare.