Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, e ka quajtur shuplakë të rëndë për Qeverinë Kurti, raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Sipas saj, në këtë raport ngre alarm se në Kosovë ka korrupsion serioz qeveritar.
Postimi i plotë:
Shuplakë e rëndë për qeverinë raporti i DASH-it.
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Republikën e Kosovës ngre alarm se në Kosovë ka korrupsion serioz qeveritar.
Korrupsioni tanimë nuk është lajm për pushtetin sepse eksponentët kryesor të qeverisë i dalin në mbrojtje atyre që janë të pandehur para gjykatës për afera korruptive. Është normale që në raport citohet tekstualisht “serious government corruption”, kur qeveria mbron:
1. Nagip Krasniqin dhe skandalet e tij në KEK
2. Martin Berishaj dhe milionat e tij me mafian e energjisë
3. Ridvan Muharremi dhe skandali i rezervave shtetërore që nuk erdhën kurrë
4. Faljen e miliona eurove për ambalazhuesit e ujit
Në këtë raport theksohet se, ka probleme serioze me pavarësinë e gjyqësorit, edhe kjo është normale për Qeverinë Kurti kur Kryeministri dhe vartësit e tij bëjnë presion hapur ndaj gjyqësorit. Vetëm gjatë mandatit të Kurtit kanë ndodhur këto sulme:
1. Kryeministri deklaron në Kuvend që Kryeprokurori nuk do të emërohet sepse nuk do ta lejojmë me Kryetarin e Kuvendit dhe Presidenten.
2. Sjellin ligje antikushtetuse dhe bëjnë presion ndaj gjykatës kushtetuese që duhet të garojnë në zgjedhje si subjekt politik
3. E shkelin kushtetutën 7 herë brenda mandatit
4. Etiketojnë me emra gjykatësit dhe bëjnë presion publik ndaj tyre
Dhe tjetër shqetësim serioz në këtë raport janë kufizimet serioze për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve. Edhe kjo është normale për qeverinë Kurti sepse:
1. Me vendim të ministrisë tentuan të ta mbyllnin një nga televizionet më të mëdha në vend
2. Bën presion tek gjyqtarët për të ngritur aktakuzë ndaj gazetarëve sikur rasti i Lirim Mehmetaj
3. Përmes politizimit të KPM-së po tentojnë të cenzurojnë mediat e shkruara.