
Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është racional.
“Unë po them hajde shkojmë në zgjedhje ta vendosë popull. Nuk mundet me qenë Kurti racional njeriu që e shkatërron të ardhmen e vendit”, ka thënë Krasniqi.
Ai tha se Vetëvendosja ka “një ushtri digjitale”, duke thënë se “sondazhi i vërtetë do të jetë ditën e zgjedhjeve”.
Sipas Krasniqi, Kurti nuk është duke qeverisur fare dhe rrjedhimisht emigracioni është shtuar.
Mbi këtë ai tha se “tema e Veriut është për t’iu ikur problemeve ekonomike të familjeve kosovare”.