Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi-Stanos: Kur Serbia shkel marrëveshjet BE nuk hynë në detaje, për Kosovën flasin edhe rreth shpronësimeve

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i është kundërpërgjigjur zëdhënësit të Bashkimit Evropian Petar Stano, që hezitoi sot të deklarojë se Serbia është duke e shkelur marrëveshjen e Ohrit, duke tentuar që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Krasniqi tha se kur bëhet fjalë për Kosovën, nga BE-ja lëshojnë deklarata specifike, duke përfshirë edhe deklarata për shpronsime.

“Kur Serbia shkel në mënyrë të vazhdueshme marrëveshjet, BE-ja preferon të mos hyjë në detaje dhe të përmbahet nga komentet e mëtejme. Por kur bëhet fjalë për Kosovën, ato mund të jenë po aq specifike sa komentimi i një vendimi për shpronësim të tokës, dhe që të vihet me gisht. Pse?” ka shkruar ministri Krasniqi në Tëitter.

Pas dhjetë ditësh pritet që Asambleja e përgjithshme e Këshillit të Evropës të votoj për dhënien e pëlqimit për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

E Qeveria e Serbisë ka formuar një grup punues “për koordinimin e aktiviteteve të organeve shtetërore që do të luftojnë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”. Sipas njoftimeve nga Beogradi, grupi do të menaxhohet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ndërsa zëvendës i tij do të jetë drejtori i Zyrës për Kosovë Petar Petkoviq. Mediat pro qeveritare atje njoftojnë se takimi i parë është caktuar për sot.