Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi takohet me diplomatët evropianë, u kërkon ndihmë në heqjen e masave ndëshkuese të BE-së

 
   

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadorin francez, Olivier Guerot, zëvendës-ambasadorin gjerman, Mathias Conrad dhe zëvendës-ambasadorin e Italisë, Ugo Ferrero.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka zbardhur detaje nga takimi me diplomatët evropianë, me të cilët diskutoi për zhvillimet aktuale politike në vend.

Ndër të tjera, kreu i PDK-së u ka kërkuar atyre që të ndihmojnë në heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës.

“Diplomatëve evropianë u shpreha shqetësimin tim në lidhje me situatën e vështirë politike dhe ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Nga ta, para se gjithash, kërkova që të ndihmojnë në heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Republikës së Kosovës. Qytetarët tanë nuk duhet të vuajnë pasojat e një Qeverie të papërgjegjshme dhe jobashkëpunuese”, shkroi Krasniqi