Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi takon deputetin gjerman: Bundestagu, adresa ku zëri i Kosovës merr peshë

 
   

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me deputetin e Bundestagut, Thomas Hacker, me të cilin folën për bashkëpunimin mes Kosovës e Gjermanisë, por edhe të dy partive të tyre, PDK-së e FDP-së.

Krasniqi tha se Gjermania është ndër partnerët kyresorë të Kosovës, ndërsa sipas tij, Bundestagu është një nga adresat kryesore ku flitet për Kosovës e ku zëri i saj merr peshë.

“Ndërsa, bashkëpunimi ndër-partiak bëhet edhe më i rëndësishëm në këtë vit të zgjedhjeve evropiane, kur të gjithë duhet të ngrehim zërin për të mbrojtur dhe promovuar vlerat dhe parimet e të drejtave dhe lirive individuale, gurëthemel këto të identitetit evropian”, shkroi Krasniqi.

Pjesë e këtij takimi bëhet e ditur se ishte edhe shefi i Zyrës për Ballkanin Perëndimor i Fondacionit Friedrich Numan si dhe menaxherja e projekteve për Kosovë e këtij Fondacioni, Minire Çitaku, me të cilët Krasniqi tha se folën për provimin e vlerave liberale në shoqëritë e dy vendeve.