Tre persona të moshës së re, vdiqën mbrëmë si pasojë e një aksidenti. Me veturën që udhëtonin, ata kanë rënë në liqenin e Badocit.
Mesazhi ngushëllimi kanë shprehur krerët e shtetit dhe përfaqësuesit e subjekteve politike.
“Lajmi tragjik për humbjen e jetës së tre të rinjve, mbrëmë në një aksident të rëndë pasi që vetura e tyre ra në liqenin e Badocit, na ka tronditur të gjithëve”, ka deklaruar kryetari i PDK-së Memli Krasniqi.
Ai pasi ka shprehur ngushëllime ka thënë se në këto momente të dhembjes së madhe, “jemi pranë familjeve dhe miqve të Rifatit, Arditit dhe Shpatit”.
Policia njoftoi se mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:00 janë njoftuar për rastin tragjik.