Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi tregon pse po i bllokojnë marrëveshjet ndërkombëtare, Gërvallën e quan “turp i turpit”

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se PDK-ja do të bllokojë çdo gjë të mundshme në Kuvend, për shkak se siç tha ai, “Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti, Kosovën e kanë çuar larg në një kurs krejtësisht të gabuar, në një kurs konfrontimi me aleatët kryesorë”.

“2 vjet e gjysmë, jo që ua kemi dhënë shansin, por edhe i kemi mbështetë, krejt marrëveshjet ndërkombëtare që kanë kaluar deri tash i kemi kaluar ne sepse LVV kurrë nuk do të mundte ti kalonte vetë. Ne po flasim sot për disa marrëveshje që janë vonuar për shkak të Qeverisë, këto janë faje dhe gabime të tyre. Sot, kur shihet qartë se kjo Qeveri dhe ky kryeministër, Kosovën e ka çuar larg në një krejtësisht të gabuar, në një kurs konfrontimi me aleatët kryesorë tanë, në një kurs ku ka qenë e paimagjinueshme që neve me na dhënë sanksione BE-ja e SHBA-ja, e që nuk ka asnjë angazhim për jetën e qytetarëve, ne besojmë që më nuk ka mundësi tjetër, përveç që të punojmë çdo ditë për ta ndalur këtë theqafjen në të cilën po na dërgon Albin Kurti, qoftë edhe përmes bllokimit të punës në Kuvend, aty ku mundemi. Nuk mundemi t’i bllokojmë të gjitha ligjet, pasi që ata kanë shumicën parlamentare, mirëpo marrëveshjet ndërkombëtare mundemi, nuk do të marrim pjesë në asnjë votim, as në komisione, as në seanca, e kemi shkëput komunikimin zyrtar edhe me kryeministrin edhe me presidenten, me këtë të fundit për shkak të një zhgënjimi me të, për mungesën totale të guximit që të ketë mendim” tha Krasniqi në emisionin Click të RTV21.

Tutje i pari i PDK-së foli edhe për ministren e Jashtme Donika Gërvalla, për të cilën tha se “është turpi i turpit të politikës së jashtme”.

“Politika e Jashtme sot, veç një politikë nuk mund të quhet. Ne kemi një kryeministër që na ka konfrontuar me krejt botën dhe kemi një ministre të Jashtme e cila është turpi i turpit të politikës së jashtme”, deklaroi ai.

Krasniqi tha se Gërvalla ka ofenduar BE-në, sikur ajo të jetë “përfaqësuese e Rusise ose Sirisë, Koresë së Veriut apo Iranit”.

Krasniqi: Kurti nuk guxon me hy në veri, e ka zvogëlu edhe atë sovranitet që e kemi kriju ne

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka guxim të shkojë në veri dhe sipas tij kjo Qeveri veç se e ka zvogëluar sovranitetin.

“Zoti Kurtin unë e kam ftu në Kuvend i kam thanë hajde shkojmë bashkë ti i pari unë i dyti, kur dush tash po nisemi ditën natën çfarëdo kohe, nuk ka guxu! U dashtë me i marrë 50 forca speciale për me shku me i shkep 10 minuta ka një bakllave me bo një video e me u kthy. Nuk guxon z.Kurti me hy në veri, çka ka bo është ka ndëmrrë veprime të cilat sot e kanë zvogëlu edhe atë sovranitet që e kemi kriju ne si PDK duke e udhëheq Qeverinë prej vitit 2011 e tutje”, tha Krasniqi.