Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi u uron Pavarësinë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Po mbahen padrejtësisht

 
   

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka kujtuar ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, për të cilët tha se po mbahen padrejtësisht atje.

Gjatë homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, Krasniqi tha se përvjetori i Pavarësisë duhet të shërbejë si përkujtim për të gjitha zotimet në të mirë të Kosovës.

“Prej këtu, dëshiroj t’u uroj të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e në mënyrën më të veçantë t’u uroj në këtë ditë të Pavarësisë, udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë, presidentin Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit, Veselin, deputetin Selimi, e po ashtu bashkëluftëtarët e tyre.

Kjo është dita ku secili prej nesh, duhet që të ripërkushtohet dhe të ripërsëriten zotimet tona për t’i shërbyer Kosovës ndershëm e për të punuar për një të ardhme më të mirë. Gëzuar dita e Pavarësisë të gjithëve, e paçim Kosovën përjetë”, deklaroi Krasniqi para mediave.