
Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ia ka uruar ditëlindjen ish-kryetarit të këtij subjekti politik, Hashim Thaçi.
Krasniqi, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka shkruar se “dielli do të lindë përsëri”, shkruan Gazeta Insajderi.
Thaçi sot feston ditëlindjen e 56-të.
Ai ndodhet në Hagë në bankën e të akuzuarve si ish-kreu i UÇK’së, nën akuza për krime lufte.