Kryetari i PKD-së, Memli Krasniqi, ka vizituar së bashku më bashkëshorten e tij, deputeten Ganimete Musliu, e cila para një kohe i është shtruar një operimi në zemër.
Postimi i plotë:
Bashkë me Melizën, vizituam sot shoqen dhe kolegen tonë, Ganimete Musliu, e cila po rikuperohet pas ndërhyrjes kirurgjike që pati në zemër.
U gëzuam që e gjetëm të buzëqeshur, optimiste dhe me sensin e humorit që e karakterizon. I tregova se na ka munguar shumë prezenca e saj në jetën publike, e posaçërisht në seancat e Kuvendit të Kosovës, ku aktivizmi i saj në shërbim të qytetarëve ka qenë gjithmonë i dalluar.
Gane, deri në rehabilitimin tënd të plotë, mos harro se ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që të mbështesin në çdo hap dhe mezi presin rikthimin tënd.