Profesori Milazim Krasniqi ka thënë se pavarësisht promovimit të Ujmanit, Vuçiqi ka lansuar një doktrinë të re ushtarake, e cila paraqet rrezik të ri për Kosovën.
Sipas profesorit, ky plan i Vuçiqit “logjikisht i bie që doktrina e re do të balancojë ndërmjet Perëndimit e Rusisë, ndërsa fuqizimi pritet të arrihet duke i shfrytëzuar të gjitha palët, bile duke përdorë metoda, të cilat as palët nuk i shohin”
Postimi i plotë:
Këta tullusumat që na kanë mërzitë duke defiluar me brekë në Liqenin e Gazivodës (Ujmanit), nuk ia kanë haberin se Vuçiqi ka lancuar një doktrinë të re ushtarake, e cila paraqet rrezik të ri për Kosovën. Ja çka tha në Lloznicë para do ditësh” “Po punojmë shumë seriozisht dhe po investojmë shumë para, ngase doktrina jonë ka ndryshuar… doktrina jonë sot është shumë më serioze, më e ndërlikuar, më komplekse, kërkon më shumë prej nesh. Prandaj edhe shihni se ku kemi arritë sot. Kur flasim për këtë doktrinë dhe për orientimet strategjike e taktike, ne do të forcohemi dhe fuqizohemi shumë më shpejt se sa që ata shohin.” Pra, logjikisht i bie që doktrina e re do të balancojë ndërmjet Perëndimit e Rusisë, ndërsa fuqizimi pritet të arrihet duke i shfrytëzuar të gjitha palët, bile duke përdorë metoda, të cilat as palët nuk i shohin. Po të kishim në pushtet njerëz seriozë, ata do të mirreshin në baza ditore me këtë strategji të re militariste të Serbisë. Por ne kemi në pushtet më shumë kotsidashës, që bjerrin kohën me punë të kota e llafe të kota, që deri larjen në Liqen, me polici në breg, e paraqesin si punë të rëndësishme shtetërore.