Rreth orës 20:00 të së mërkurës, gjatë patrullimit, Policia e Kosovës ka hasur në një trup të pajetë në autostradën “Arbën Xhaferi” – drejtimi Ferizaj-Prishtinë, viktima është shtetase ukrainase me inicialet O.K, 23 vjeçare.
O.K., u gjet në shiritin emergjent pa shenja jete nga organet e rendit.
Vdekjen e viktimës e konstatuan ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes, derisa trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Ferizajt thuhet se rasti po hetohet në drejtim të veprës penale “Aksident trafiku me fatalitet”, T7.