Artan Hajrizi, vëllai i të arratisurit nga burgu Faton Hajrizit i cili po dyshohet se është përfshirë në vrasjen e një polici në Serbi dhe plagosjen e një tjetri, tha se me vëllain e tij Fatonin “është t’u hjekë krejt familja”.
I pyetur se kush e ndihmoi Fatonin t’i kalonte gjithë ato shtete, ai tha: “I kanë ndihmu qata njerëz që janë të ikur, unë s’kam kontakt me ta. Na e kem problem në shtëpi që jemi t’u hjekë krejt me to, jo veç unë po tan janë t’u hjek se bën probleme”, tha ai.
Ai u pyet se kush ka folë mbrëmë dhe nga çfarë numri në Debat Plus.
“Unë s’jam kanë në Debat Plus, ka qenë shoku i tij që e ka pas një shok në Hanover, unë s’kam të bëjë kurgjë”, tha më tej ai.
“Unë dua me lënë vetën të pastër…Ai ka qenë numri jem që e ka telefonu gazetarin. Ai më ka thënë pe thirrim prej numrit tënd, i kam thënë thirre s’e mua s’më intereson”, tha Artan Hajrizi.