Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kreshnik Ahmeti thekson përkushtimin e Kosovës ndaj BE në Forumin e Delfit

 
   

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi, ku ishte pjesë e panelit me temën “Gjeo-tektonika:Sfidat dhe Mundësitë për Evropën Juglindore”.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se gjatë këtij forumi theksoi përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane.

” Në fjalën time theksova nevojën për një angazhim të qartë dhe të qëndrueshëm të Bashkimit Evropian në raport me rajonin tonë.

Riafirmova përkushtimin e Kosovës ndaj procesit të integrimeve evropiane dhe theksova se përparimi që kemi arritur në reformat e brendshme duhet të vlerësohet dhe të pasohet me hapa konkret drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe organizata të tjera rajonale dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Ahmeti.