Sindikata e Policisë së Kosovës ka dërguar një peticion në komisionin për të drejtat e njeriut, ku kërkon kushte më të mira për policët e Kosovës, sidomos për Njësinë Speciale e cila çdo ditë është në rrezik për jetë.
Peticioni i Sindikatës përfshin 10 kërkesa e para nga të cilat është ajo për ligjin e pagave.
Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, theksoi se në rastin që një polic humb jetën në krye të detyrës, fillimisht merr 6 paga të policit ndërkohë që bashkëshortja e tij gjatë gjithë jetës merr 80% të pagës së tij.
“Këto kërkesa janë dërguar në Kuvendin e Kosovës. Janë të mëparshme dhe jo vetëm kur ndodhi sulmi në Veri. Është me ligj që nëse lëndohet një officer gjatë kryerjes së detyrës të gjitha shërbimet i mbulohen nga shteti.
Në rast se humb jetën një polic në krye të detyrës, familja e tij merr 6 paga neto, si dhe merr 80% të pagës bruto bashkëshortja ose familja. Kjo pagë i jepet deri sat ë jetojë bashkëshortja. Në rast se nuk është bashkëshortja, i marrin fëmijët e tij deri sa të mbushin moshën madhore”-tha ai.