Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kreu manovra të rrezikshme dhe pengoi qarkullimin në zonë të banuar, e pëson keq 20-vjeçari

Policia e Korçës ka identifikuar dhe dënuar drejtuesin e mjetit i cili kreu manovra të rrezikshme dhe pengoi qarkullimin në zonë të banuar.

Pamjet ku i riu del nga makina dhe hipën në gabinë, me automjetin që drejtohet më pas nga pasagjeri u bënë publike në rrjetet sociale.

Ndaj të riut është vendosur masë administrative 75 mijë lekë si edhe i është tërhequr leja e drejtimit.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë

Kreu manovra të rrezikshme dhe pengoi qarkullimin në zonë të banuar, shërbimet e Policisë Rrugore identifikojnë dhe ndëshkojnë me masë administrative 75 000 lekë, drejtuesin e automjetit, si dhe i tërheqin lejen e drejtimit.

Menjëherë pas publikimit të një video-je në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, i cili kryente manovra të rrezikshme në zonë të banuar, duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, shërbimet e Policisë Rrugore Korçë organizuan kontrollet me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e tij.

Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi M. M., 20 vjeç, banues në Pogradec, ka hipur mbi kabinën e automjetit, ka kryer manovra të rrezikshme dhe ka penguar qarkullimin, në zonë të banuar, ndërkohë që manovrat me timonin i ka kryer pasagjeri.

Për kundërvajtjet e kryera, konkretisht për shkelje të neneve 126, 139 dhe 170 të Kodit Rrugor, shtetasi M. M. u ndëshkua me masë administrative 75 000 lekë. Gjithashtu, 20-vjeçarit iu tërhoq leja e drejtimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore.