Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krim brenda familjes në Gjermani, 19-vjeçari vret me thikë prindërit dhe vëllanë

Në Gjermani, një 19-vjeçar ka vrarë me thikë prindërit dhe vëllain e tij. Ngjarja kriminale ndodhi në Hohentengen, një komunë e vogël në Baden-Württemberg, në jugperëndim të vendit.

Prindërit, 58 dhe 61 vjeç kanë ndërruar jetë në banesën ku ndodhi tragjedia, ndërsa vëllai 34-vjeçar ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra, raporton Blick.

Lëndime të rënda me prerje dhe “goditje” ka pësuar edhe motra e 19-vjeçares, e cila është transportuar me helikopter në spital, por mjekët konfirmojnë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas agjencisë gjermane Dpa, i riu është vendosur në masën e paraburgimit, ndërsa motivet e krimit mbeten ende të paqarta.