Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krimet Ekonomike me aksion në Prizren, cak autoshkollat – disa të arrestuar

 
   

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës në koordinim me Prokurorinë kanë nisur sot një aksion në komunën e Prizrenit.

Mësohet ekskluzivisht se cak i bastisjeve janë disa autoshkolla, të cilat dyshohet se kanë kryer veprime të kundërligjshme.

Sipas burimeve, pikënisje e këtij aksioni janë dyshimet për regjistrim në autoshkolla të personave që jetojnë jashtë Kosovës.

Nga aksioni policor, janë vënë në pranga disa persona të dyshuar.

Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.