Liridona Ademaj u vra 5 ditë më parë në Prishtinë nga persona të paguar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.
Ngjarja që tronditi opinionin publik në Shqipëri dhe Kosovë mori vëmendje më të madhe edhe nga aludimet që qarkulluan në media se shkak i planit të zi të bashkëshorti të viktimës ishte përftimi i siguracionit të jetës së 30-vjeçares në Suedi që arrinte një shifër prej 20 mln eurosh.
Në lidhje me këtë pistë, Rushit Arifi okulist shqiptar në Suedi tha se maksimumi i sigurimit të Liridonës në Suedi është 500 mijë euro, jo 20 mln siç është aluduar në media.
Ditën e djeshme, e ndjera është rivarrosur nga familja në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj të Gjakovës, pasi Prokuroria Themelore pranoi të dielën në mesditë kërkesën e familjarëve për ta zhvarrosur.
Detaje të reja nga krimi në Kosovë, Naim Murseli pranon porositjen e vrasjes së bashkëshortes
Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe figura të larta politike të Kosovës.